Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krisje në martesën e Xhensilës dhe Besit?

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë sërish në qendër të vëmendjes! Këtë herë, dyshohet për një krizë në martesën e tyre, pasi Xhensila dhe Besi kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram-i.

Gjithashtu, prej disa kohësh nuk kanë publikuar postime si çift në këtë rrjet social. Theksojmë si gjithnjë se rrjetet sociale nuk janë tregues i raportit të një çifti, por sërish veprimet e tyre kanë ngritur dyshime, sidomos për faktin se ata s’i kanë kursyer dedikimet publike për njëri-tjetrin.

Kjo nuk është hera e parë që dyshohet se ka një krizë në martesën e tyre. Në dhjetor të vitit 2022, sipas zërave, Xhensila ishte larguar nga shtëpia së bashku me vajzën e tyre, Ajkën. Por, gjërat shkuan sërish në rendin e vet, pasi ata u bënë prindër për herë të dytë, duke sjellë në jetë djalin Amen. Nuk dihet ende nëse ka vërtetë një krizë në raportin e tyre.