Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I vranë dhe ua qitën mbi teshat e UÇK-së”, e mbijetuara rrëfen tmerrin që përjetuan në masakrën e Rogovës të Hasit

 
   

Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës.

Atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë.

Nazmije Berisha, e mbijetuara e kësaj masakre thotë se me 29 janar forcat serbe u ishin futur në shtëpi derisa ishin duke fjetur.

Ajo thotë se burri dhe djemtë ishin larguar nga shtëpia.

“Forcat serbe i vranë 98 civilët që i gjetën nëpër shtëpia dhe 21 ushtarët e UÇK-së që kishin qenë në kombi. Pasi civilët i masakruan në oborr, i shtrinë dhe iu qitën përmbi rrobat me uniforma të  UÇK-së. Më pas e thirrën OSBE-në në oborr duke iu thënë “ja i zumë terroristët e UÇK-së”, rrëfen Nazmije Berisha për TV Dukagjinin.

Ajo thotë se civilët që ishin gjendur në shtëpia kishin hyrë aty për t’u strehuar.

Nazmija tregon edhe momentin kur e pa bashkëshortin për herë të fundit.

“Unë e përcolla bashkëshortin në ora 5:30. Policia e kanë zënë, dhe ia kanë lidhur duart dhe e kanë sjellë në oborr [vendi ku janë vendosur edhe kufomat tjera]. Unë e pashë burrin tim që e sollën policia me duar të lidhura. Më pas e kanë vra në një qoshe të oborrit.