Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, zgjedhjen e Talat Xheferit si kryeministër në Maqedoni të Veriut e konsideroi si një ngjarje, e cila synon të krijojë vetëdije të re politike dhe shoqërore. Sipas tij, kjo tregon një pretendim të ri të shqiptarëve në rajonin tonë.
“Është një ngjarje, e cila padyshim që do të krijojë një vetëdije të re politike dhe vetëdijes të re shoqërore. Kështu e shoh zgjedhjet e Talat Xhaferit. Ndryshimi ka ndodhur që në momentin kur Xhaferi është zgjedh kryeministër dhe ko është ambicia e shqiptarëve në një shtet multietnik. Zgjedhjen e Talatit e shoh si shenja të demokratizimit të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit. Zgjedhja e kryeministrave shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, tregon për një kërkesë të re edhe politike, edhe shoqërore të shqiptarëve në rajon. Tregon për një pretendim të ri të shqiptarëve në rajon. Është ngjarje e madhe”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, raporton abcnews.
“Unë nuk jam një analist politik, i cili në fund të ditës shqetësohet se çfarë thotë z. Kurti. Kurti vazhdimisht vetëm fitoret e tij, i ka parë si fitore që do ta ndryshonte botën, por është parë që më ardhjen e tij në pushtet në Kosovë, ai s’ka arrit të bëjë asgjë as për Kosovës dhe as për shqiptarët kudo në rajon, as në Luginën e Preshevës, por as dhe në Maqedoninë e Veriut. Duhet ta vlerësonte Xhaferin, BDI, dhe Ali Ahmetin dhe do bënte përpjekje edhe këto tre muaj që ndoshta ta kryejë ndonjë punë për Kosovën, që të bëhej anëtare në Këshillin e Evropës dhe qoftë dhe disa vota të tjera që i duhen Kosovës”.
“Nuk ia vlen të merremi shumë për atë se çfarë mendon Kurti. Çfarë do duhet të bëjë Kurti, është që vërtetë të mes ndërhyjë në zgjedhjet e Maqedoninë. Ndërhyrja në zgjedhje atje do ishte vetëm kundër interesit të shqiptarëve atje dhe do t’i shërbente ndonjë vije mes Beogradit dhe Athinës, askujt tjetër”, theksoi ai.