Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

450 policë të rinj në Kosovë, 50 nga ta janë serbë

Policisë së Kosovës iu janë shtuar edhe 450 kadetë policorë, të cilët u përkasin etnive të ndryshme duke përfshirë shqiptarë, serbë, boshnjakë, turq, ashkalinjë, egjiptianë dhe romë. Këtë e kanë bërë të ditur për Indeksonline, nga zyra e për informim e policisë.

Ndërsa burime të Indeksonline-t kanë treguar se në mesin e rekrutëve të rinj 50 policë janë nga komuniteti serb.

“Policia e Kosovës, me rastin e përfundimit me sukses të procedurave testuese për kandidatët që i janë nënshtruar procesit të rekrutimit në konkursin e fundit për zyrtarë policorë, më 17 dhe 18 janar 2024 ka organizuar nënshkrimin e kontratave për lidhje të marrëdhënies së punës me Policinë e Kosovës për pozitën kadet policor.

Me këtë rast Policisë së Kosovës i është bashkuar gjenerata më e re (nr.59) me mbi 450 kadetë policorë, të cilët u përkasin etnive të ndryshme duke përfshirë shqiptarë, serbë, boshnjakë, turq, ashkalinjë, egjiptianë dhe romë”, thuhet në përgjigjen e policisë. Ndryshe gjatë vitit 2022 kishin dhënë dorëheqjet 578 zyrtarë policorë në komuna me shumicë serbe në veri.