Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pranvera vjen që në muajin shkurt”, asterologu i njohur zbulon surpirzat e veçanta për dy shenjat e horoskopit

“Shkëndijat e pranverës do të ndihen që në muajin shkurt”, – kështu thotë astrologu Jofiel Koço. Ai shpjegoi se gjatë shenjës së ujorit do të ndodhë shkëndija e parë pranverore pasi kjo shenjë ka një zjarr të brendshëm dhe është shumë sociale.

“Gjatë shenjës së ujorit, e kam quajtur shkëndija e parë pranverore, edhe pse ende është ftohtë, por ka një zjarr të brendshëm pranveror kjo shenjë dhe jo më kot lulja e parë është mimoza nën influencën e shenjës së ujorit. Është tendenca për të pasur një aktivitet social se shenja e ujorit është tepër sociale. Ujorët kanë një ndasi korrekte mes familjes, dashurisë dhe shoqërisë dhe kjo e bën ndër shenjat më të shoqërueshme që i jep rëndësi jetës në komunitet. Muaji shkurt do jetë zjarr për ujorin, shumë rrallë ndodhin këto kombinime astrologjike. Shkurti do jetë i mbushur me surpriza për ujorin dhe dy shenjat e tjera të ajrit”, tha astrologu.