Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçaku takohet me komandantin e KFOR-it, flasin edhe për çështjen e sigurisë në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Lajçak ka qenë në vizitë në Kosovë, të martën, ku ka pasur një sërë takimesh përfshirë edhe me komandantin e KFOR’it.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Ulutash dhe Lajçak kanë diskutuar për përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

“Mirë për të takuar përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajcak dhe për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal. @NATO_KFOR vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në komunikatën e KFOR’it.