Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stafi i sigurisë në aeroportet gjermane në grevë të enjten

Një sindikatë gjermane me qendër në Berlin (Ver.di) ka njoftuar se stafi i sigurisë do të hyjë në grevë në aeroportet më të ngarkuara të vendit të enjten mes një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për pagat.

“Meqë nuk është arritur asnjë marrëveshje në tre raundet e negociatave kolektive për stafin e sigurisë, Ver.di ka thirrur një grevë gjithë-ditore në disa aeroporte komerciale të enjten,” tha sindikata në një deklaratë.

Ver.di tha se punonjësit në sigurinë e aviacionit, kontrollin e pasagjerëve dhe mallrave dhe zonat e shërbimit do të marrin pjesë në grevën njëditore në rreth një duzinë aeroportesh, duke përfshirë qendrat më të ngarkuara të vendit në Frankfurt dhe Mynih.

Greva do të zhvillohet edhe në aeroportet e Berlinit, Këlnit, Duseldorfit, Hamburgut dhe Shtutgartit.

Sindikata, e cila përfaqëson rreth 25.000 staf sigurie, po kërkon një rritje të pagës prej 2.80 € në orë dhe tarifa më të larta për pagën jashtë orarit./AA