Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçaku thotë se me Kurtin folën edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE – Kosovë

 
   

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, folën edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve Kosovë – BE.

Lajçak gjatë ditës në një konferencë për media ka bërë të ditur se me kreun e qeverisë kanë folur edhe për çështjen e dinarit.

“Me kryeministrin Albin Kurti patëm një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të dialogut për periudhën e ardhshme. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, shkroi Lajçak.

Ndërsa, qeveria në njoftimin e saj tha se gjatë takimit Kurti-Lajçak u fol për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, njohjen reciproke dhe zgjedhjet në veri.