Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi homazhe tek lapidari i Zahir Pajazitit, kujton veprat dhe rënien e tij, të Hakif Zenjullahut dhe Edmond Hoxhës

 
   

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi, këtë të martë ka bërë homazhe tek lapidari i Zahir Pajazitit, në Prishtinë.

Krasniqi tha se Duke e ditur se asgjë ska më shtrenjtë se liria, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha u organizuan kundër pushtuesit dhe robërisë, sepse, ata, lirinë që kishin në zemrat dhe mendjet e tyre, e donin për të gjithë Kosovën.

“Për këtë ideal, ndër pushkët e para të lirisë, dhanë edhe jetën më 31 janar të vitit 1997.

Duke u shndërruar në shembull dhe frymëzim për gjeneratën e artë të burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme për heronjtë e Kosovës!”, shkroi Krasniqi në rrjetin e tij social, Facebook.