Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hill pyetet nëse mban anën e Serbisë, ndërhyn Arifi: Këto akuza i bën LVV që udhëhiqet nga Albin Kurti

 
   

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, vizitoi këtë të mërkurë Komunën e Preshevës me ç’rast është pritur në takim nga kryetari Shqiprim Arifi.

Në një konferencë për media pas takimit, ambasadori Hill u pyet nga gazetarët nëse e mban anën e Serbisë.

Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”, ishte pyetja nga gazetari që iu drejtua ambasadorit.

Por, në atë moment ndërhyu Arifi i cili tha se këto akuza vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti.

Pjesa e akuzës vjen nga Vetëvendosje. Pjesa e akuzës i përket një partie, të cilën e udhëheqë Albini. Kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe mua më akuzojnë, edhe Edi Ramën e akuzojnë edhe Ali Ahmetin e akuzojnë. Tash çka të bëjmë? Mos të mashtrohemi”, deklaroi i pari i Preshevës.

Ndërsa, Hill tha se qëndrimi i SHBA-ve është që mes dy vendeve duhet të bëhet përmirësim i dukshëm i raporteve në linjë me atë që është duke bërë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.