Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoti: As në Vjenë nuk morëm përgjigje pse akoma Serbia nuk i ka hapur arkivat

 
   

Kryesuesi i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, ka folur për një takim që sot është mbajtur në Vjenë lidhur me kërkesat e Kosovës për të pagjeturit.

Hoti ka njoftuar se as në këtë takim nuk pati përgjigje se pse akoma Serbia nuk e lejon Kosovën të ketë qasje në arkivat serbe.

“Ka qenë takim i jashtëzakonshëm por ndoshta edhe i nevojshëm për të ripërsëritur kërkesat tona pë të ditur fatin e familjarëve tanë, kërkesat janë të ditura publikisht tashmë. Ky takim ka përfunduar para disa orëve, nga ky takim ne presim konkluzionet e takimit që na dërgohen përmes komunitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, i cili e ka kryesuar këtë takim”.

“Ajo çka mund të them nga ky takim që pala serbe nuk ka dhënë përgjigje lidhur me shkresën e datës 1 qershor që ia kam dërguar Vuçiqit që rrjedhimisht nuk kemi pranuar asnjë nga arkivat që jemi deklaruar në deklaratën e Brukselit, me të thënë të drejtën nuk është diçka që nuk e kam pritur”.

“Ndërsa për lokacionet me temat tjera që i ka biseduar ekipi im sepse unë atje nuk kam qenë i presim konkluzionet për detaje në ditët në vijim natyrisht se mund të ju njoftojmë”, ka thënë Hoti.