Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AGK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, njofton se nesër do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Konferenca do të mbahet në ora 13:00, në zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në lagjen Pejton, Prishtinë, njofton AGK.

“Para jush do të flasin Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtori Ekzekutiv i KMShK-së, Imer Mushkolaj dhe Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari”, thuhet në njoftim.