Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mohuar se do të ketë shtyrje apo anulim të rregullores për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.
Ai në një intervistë për RTK-në ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të vendimit.
“BQK s’është në situatë që mundet të thotë të shtyhet. Nëse se deri dje rregullimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, e tash ka rregullim të ri. A po i bie kjo që ne të lejojmë të vazhdohet bartja e mjeteve financiare në kufi të bartet nga një institucion që nuk është i licencuar që ato para shkojnë pa asnjë kontroll nga institucionet”, ka thënë ai.
Ismaili ka kërkuar nga komuniteti serb mirëkuptim, duke thënë se rregullorja është në të mirën e të gjithëve.
“Është e pamundur që ne si BQK të bëjmë ndonjë shtyrje, sepse ky është një rregullim”, ka thënë Ismaili.