DASHI
Sot do keni shume ëndrra, por nuk do i shprehni dhe ato nuk do mund të realizohen dot. Nëse jeni në një lidhje duhet me çdo kusht të shmangni konfliktet. Nëse e shihni që situata fillon të acarohet më mirë ikni dhe qëndroni pak kohë larg. Ju beqarët do përfitoni pafund nga liria që keni dhe as që do e keni të nevojshme një lidhje. Në punë pozicioni që keni nuk do jetë shumë i rehatshëm. Mund të përballeni edhe me debate të ndezura që do iu mërzitin më shumë nga sa ishit. Në planin financiar nuk do ndikojë asnjë planet, prandaj gjendja do mbetet e mirë.
DEMI
Falë bashkëpunimit të Diellit me Uranin dita e sotme do jetë më e mirë dhe e mbushur me emocione. Nëse keni një lidhje gjërat do vazhdojnë t’iu ecin më së miri. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shihni me një sy tjetër të ardhmen. Nëse jeni beqarë do jeni më shumë se kurrë kureshtarë dhe do dëshironi të provoni emocione të reja. Sipas horoskopi.vip Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë së fundmi do japin rezultatet e duhura. Mundet të bëheni edhe përgjegjës për një sektor me rëndësi të madhe. Marsi do sjellë disa probleme financiare. Merrni masa sa më shpejt sepse gjendja mund të rëndohet më pas.
BINJAKËT
Nëse nuk tregoheni të duruar keni për të humbur shumë sot dhe do futeni në probleme të mëdha. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift do ketë ndikim shume të madh nga planetët. Herë do jeni në humor të mirë dhe herë do konfliktoheni për gjëra të kota me partnerin. Ju beqarët do flirtoni gjithë kohës me disa persona që në fakt nuk ja vlejnë. Kujdes mos bëni gabime sepse do lëndoheni për gjithë jetën. Në punë do keni tendencë t’i dramatizoni gjërat kot më kot dhe do mbeteni mbrapa me projektet e nisura. Financat menaxhojini me përkujdes në mënyrë që gjithçka të ecë më së miri.
GAFORRJA
Ambicia profesionale do kalojë mbi jetën personale sot. Do i përkushtoheni shumë punës dhe do lini pas dore çdo gjë tjetër. Në fakt ky do jetë një gabim që do e kuptoni më vonë. Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme seriozë, por nuk do përjetoni kënaqësitë që keni dashur. Për ju që jeni beqarë priten takime të rëndësishme. Ka mundësi që gjithçka të ndryshoje njëherë e mirë si pa e kuptuar. Në punë pritën zhvillime tejet pozitive. Saturni do ju ndihmoje në planin financiar dhe do e rigjeni ekuilibrin e munguar. Tashmë do ndiheni më të qetë.
LUANI
Do ecni kuturu gjatë kësaj dite dhe keni për të harruar disa gjëra thelbësore. Ndonjëherë duhet t’i keni parasysh edhe detajet më të vogla. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një ditë tejet e vështirë kjo e sotmja. Nuk do merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe mund të debatoni ashpër. Ju beqarët do keni mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë do bëni çdo gjë për të arritur ku doni. Tregohuni edhe pak më vigjilentë dhe më të matur. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes. Nuk do kryeni aspak shpenzime të panevojshme të cilat do mund ta tronditnin situatën.
VIRGJËRESHA
Sot do ecni vetëm me plane shumë strikte çka do ju çojë përherë në rrugën e duhur. Diellin do e keni gjithmonë mbështetje të fortë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni shumë mirë pranë personit që dashuroni dhe marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Do shkëmbeni me të çdo ide apo mendim. Ju beqarët do e gjeni më në fund personin ideal dhe do filloni me të një lidhje serioze. Në punë do ndiqni metoda të veçanta dhe askush nuk do ju arrijë dot edhe sikur të mundohet. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Jo vetëm që do kryeni investimet e nevojshme, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.
PESHORJA
Dielli, Hëna, Marsi, Saturni dhe Urani do iu japin shumë forcë sot për ta çuar përpara çdo sektor të jetës. Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më shumë dhe do e keni me të lehte të flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Nëse jeni beqarë do ndiheni gjatë gjithë kohës të dëshiruar nga të tjerët dhe do e filloni menjëherë një lidhje. Në punë asgjë nuk do jetë e pamundur për ju dhe nuk do dorëzoheni kurrë. Energjia do jetë e adhurueshme. Në planin financiar nuk do keni probleme të mëdha dhe do arrini të kryeni të shpenzimet e nevojshme.
AKREPI
Dita e sotme do jetë e këndshme dhe pa probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje gjithçka do iu ndodhë si me magji dhe emocionet e kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Nëse jeni beqarë do ndihmoheni nga Jupiteri dhe do afroheni më tepër pranë personit që pëlqeni. Do e keni edhe më të lehtë t’ia shprehni atij ndjenjat në një mënyrë të veçantë. Në punë do keni goxha ngarkesë dhe herë pas here do lodheni tej mase. Mos u nxitoni shumë dhe bëni pushime të shkurtra. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma të konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund.
SHIGJETARI
Sot mos kërkoni të negocioni me askënd për gjëra që nuk mund të negociohen sepse vetëm sa do i hapni telashe vetes dhe do mërziteni. Ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ për ju qe jeni në një lidhje. Për këtë arsye do lindin debate dhe mosmarrëveshje të herëpashershme. Ju beqarët nuk do mundni dot të përfitoni nga ftesat që do ju bëhen dhe do mbeteni sërish me të njëjtin status. Në punë do bëhet një mbledhje urgjencë në të cilën do iu jepen disa lajme që nuk i keni pritur aspak. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa të mundni të ruani qëndrueshmërinë.
BRICJAPI
Sot do jeni shumë më këmbëngulës së me parë dhe do rizgjoheni nga gjumi ku kishit rënë. Projektet do shtohen dhe do e bëni çdo gjë me më shumë gëzim. Nëse keni një lidhje do jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë më e mirë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që sapo e keni njohur dhe do filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë do jetë një ditë e mbushur me aktivitet dhe gjëra të reja mjaft interesante. Në planin financiar gjendja do fillojë të përmirësohet dalëngadalë dhe nuk do keni aspak probleme për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.
UJORI
Sot do jeni kameleonë të vërtetë dhe nuk do prekeni nga intrigat e të tjerëve. Për ju që jeni në një lidhje kanë për të ndodhur shumë gjëra të jashtëzakonshme. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni gati ta pranoni propozimin e dikujt dhe do filloni një lidhje serioze. Në punë Dielli do i vërë më në pah cilësitë tuaja dhe gjëra do stabilizohen goxha. Mund t’iu bëhen edhe propozime interesante sot. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Lërini për më vonë disa investime dhe mos shpenzoni shuma të mëdha.
PESHQIT
Saturni do ju sjellë disa probleme gjatë kësaj dite dhe nuk do keni më as shumë besim tek vetja. Nëse jeni në një lidhje do konsultoheni për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni për gjithçka me të. Debatet të forta nuk do keni aspak. Ju beqarët nuk duhet të vendosni etiketa apo të bëni klasifikime të gabuara sepse vetëm sa do i bëni keq vetes tuaj. Në punë, nëse keni ende çështje për të përmbushur duhet të jeni më këmbëngulës dhe të guxoni pak më tepër. Pasdite mund të nënshkruani edhe disa kontrata me rëndësi. Në planin financiar nuk keni për të pasur as sot vështirësi e probleme.