Legjenda e karatesë, Enver Idrizi, është emëruar drejtor i kombëtares së Kosovës në karate.
Bordi ekzekutiv i FKK-së ka marrë vendim për emërimin e Idrizit, duke kompletuar kësisoj edhe stafin e kombëtares.
“Bordi Ekzekutive i FKK-sk mbajti mbledhjen e parë konstituive pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së z. Besart Baruti, ku mori disa Vendime për të cilat Klubet e FKK-së janë njoftuar sot!
Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë u emërua drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate”, njofton FKK.
Ju kujtojmë , Idrizi është kampion i shumëfishtë në karate dhe i pari shqiptar që ka fituar titullin e kampionit të botës në këtë disiplinë sportive.
Ndonëse me famë e renome ndërkombëtare si yll i karatesë, Enver Idrizi nuk e harroj asnjëherë prejardhjen e tij, madje ka kontribuar shumë për promovimin e trojeve shqiptare në botë
Më në fund , një post për njeriun e merituar, profesionist / Kosovarja /