Albert Musliu analist nga RMV komentoi në një intervistë për Euronews Albania ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet në RMV duke u rreshtuar në krahun e opozitës.
Musliu tha se nëse Kurti ka një ndikim tek aleanca për shqiptarët kjo nuk do t’i shërbente aspak shqiptarëve në RMV.
“Ministri i Ali Ahmetit, Bujar Osmani organizoi një takim të shkëlqyer në Ohër për t’i dhënë zë kauzës së Kosovës. Nuk e di a ka një përçarje mes tyre, por nuk besoj të ketë ndikim të madh.
Nëse Kurti ka ndikim të Aleanca për Shqiptarët do ishte keq, na duhet konsolidimi i subjekteve shqiptare në RMV. Ishte një ndërhyrje e pamatur në këtë moment, ne kemi motiv për t’u gëzuar për zgjedhjen e Talat Xhaferit për t’u forcuar së brendshmi”, tha analisti.