Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti falënderon Ziv për vendimin e Izraelit për heqjen e vizave

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Izraelin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në këtë shtet.

Ai këtë e ka bërë në takim me ambasadoren izraelite në Kosovë, Tamara Ziv.

“Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim thuhet se u diskutua edhe për raportet ndërmjet dy vendeve në tre vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale.

“Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm.