Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviq, është ndaluar nga Policia e Serbisë dhe aktualisht po merret në pyetje.
Kështu bëri të ditur vetë Sandulloviq i cili kërkoi reagim ndërkombëtarë.
“Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaw sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiqit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Pas kësaj ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns e cila u shpreh e shqetësuar dhe bëri të ditur se e ka njoftuar se ka folur me Ministrinë e Jashtme të Britanisë.
“Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni”, tha ai.
Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviq, javë më parë ishte arrestuar e torturuar nga BIA serbe, për shkak se e kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit.
Po ashtu, nga BIA ishte ndaluar edhe vajza e tij për të njëjtën arsye. Po ashtu, edhe avokati i tij serb ishte marrë në pyetje për shkak të vizitës së tij në Prekaz.