Një “ndjenjë e brendshme” e varfër për numrat, mund të jetë një shenjë e aftësisë së kufizuar për mësimin e matematikës.
Hulumtuesit kishin 71 nxënës të klasës së nëntë, të përcjellë në një studim 10-vjeçar të arritjeve në matematikë, të cilët kryen detyrat, të cilat matën ndjenjën e tyre të lindur për numrat, si p.sh. t’ia qëllojnë se sa pika ishin në një faqe pa pasur kohë t’i numërojnë ato.
Hulumtuesit po ashtu i kanë ndarë nxënësit në katër grupe: ata të cilët shfaqën paaftësi për mësimin e matematikës përgjatë kohëzgjatjes prej një dekade studimi, ata të cilët u renditën nën mesatare, mesatarë ose mbi mesatare në arritjet e matematikës.
Studentët me paaftësi për mësimin e matematikës, në mënyrë të konsiderueshme gabuan në vlerësimin se sa pika ishin në faqe.