Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi: Për komunitetin serb provokim është edhe ekzistenca e shqiptarëve

 
   

Analisti Blerim Gashi ka diskutuar lidhur me ndalimin e dinarit duke thënë se për serbët që jetojnë në Kosovë provokim është edhe vet ekzistenca e shqiptarëve.

Tutje Gashi ka komentuar edhe ftesën e Departamentit të Shtetit duke thënë se pajtohet pjesërisht me të.

“Për komunitetin serb të Republikës së Kosovës po është provokim edhe vet ekzistenca e shqiptarëve si të tillë.

Unë pajtohem pjesërisht me ftesën e Departmentit të Shtetit  sepse aty nuk ka ndonjë kërkesë me e ndal por ka edhe dicka mes rreshtave të Guvernatorit të Banjskës që deri në zbatimin e plotë apo gjetjen e modaliteteve që të zbatohet kjo e plotë të ketë një faze tranzistore e vcila do të shfrytëzohej për njoftim të komunitetit serb i cili refuzon prej 99-tës edhe ekzistencën si të tillë të autoriteteve duke përfshirë edhe BQK-në.”