Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërxhaliu: Vendimi për dinarin në kohë dhe rrethana të gabuara

 
   

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu vlerësoi se vendimi për dinarin është marrë në kohë dhe rrethana të gabuara.

“Nuk e ka Kosova komoditetin që të eksperimentojë në këtë mënyrë në kohën kur ka sanksione apo masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, nuk e ka lluksin dhe besoj që është nguti të bëjë një veprim të tillë në kohën kur po shihni edhe SHBA-të edhe Evropa i ka sytë dhe presionin kah dialogu dhe zgjidhja përfudnimtare apo arritja e një marrëveshje”, tha Gërxhaliu derisa përmendi edhe se në SHBA-të dhe BE-ja hyjnë në zgjedhje .

Më tej ai shtoi se një gjë e tillë është nuk i bën nder Kosovës, në kohë kur pritet një largimi i sanksioneve dhe në kohën kur po kërkohet të arritje e marrëeshjes.

Është diçka që ka ndjeshmëri dhe prpvokon, besoj se Kosova ka humb dhe do të humb në aspektin ekonomik, politik… ky vendi  do të jetë një vulsoje afatgjate e masave dhe sanksioneve përballë Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Sipas Gërxhaliut ky vendim është më shumë elektoral, që siç vlerësoi ai do t’i ofrojë më shumë vota partisë në pushtet.