Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajmi i fundit: Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burg për krime lufte

 
   

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 13 vjet burg serbin Dushko Arsiq për veprën penale “krime lufte ndaj popullsisë civile”, gjatë prillit të vitit 1999 në fshatin Butovc të Prishtinës.

Arsiq po ashtu ngarkohet me akuzën për plaçkitje të shtëpive, si dhe dëmtimit të pronës së shqiptarëve, duke ua vënë zjarrin.

Sipas dosjes së prokurorisë, grupi ku ishte pjesëtar Arsiq fillimisht kishin plagosur e vrarë viktima, në mesin e të cilëve të ndjerin, Brahim Shala.

Shala u vra me pushkë automatike e më pas për bartjen e trupit të tij e urdhëruan Artan Krasniqin atë kohë 15-vjeçar .