Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë. Policia njofton se e reja ka humbur jetën në spital pasdite e djeshme.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja e ka ndërmarrë aktin pas konflikteve me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E.D. Për këtë të fundit policia ka nisur procedimin penal.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fiershegan të Fierit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.