Nikola Burazer, nga Qendra për Politikë Bashkëkohore, ka dhënë një prononcim në lidhje me situatën në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në prononcimin për mediumin serb “Nova”, Burazer ka vlerësuar se sulmi i armatosur në Banjskë dhe dyshimet për vjedhjen e zgjedhjeve të dhjetorit janë dy sfidat më të mëdha të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Burazerit, sulmi i armatosur në Banjskë ka sjellur ndryshime drastike.
“Në këtë kontekst nuk duhet harruar as Banjskën. Deri në atë ngjarje, problem ishte Kurti dhe pas Banjskës pozita e Serbisë dhe vetë Vuçiq ka ndryshuar në mënyrë drastike në negociata, sepse kërkohen përgjigje për përfshirjen e vendit tonë në këtë rast”, thekson Burazer.