Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Memli Krasniqi takoi ambasadoren Ziv

 
   

​Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Memli Krasniqi takoi ambasadoren Ziv.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, bashkë me nënkryetaren Vlora Çitaku ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe thellimin e partneritetit mes dy shteteve.

Përmes ambasadores Ziv, kryetari Krasniqi ka përshëndetur vendimin e shtetit të Izraelit për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, i cili është një hap i rëndësishëm lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.

PDK do të vazhdojë angazhimin në kultivimin e raporteve të mira me shtetet mike të Kosovës, thuhet në njoftimin e PDK-së në Facebook.