Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“S’ka pengesa në komunikimin institucional”, Xhaferi komenton marrëdhënien me Kurtin

 
   

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për raportet e tij me kryeministrat e vendeve të rajonit, veçmas me atë të Kosovës.

Në aspektin institucional, Xhaferi theksoi se komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, duke lënë të nënkuptohet se marrëdhëniet personale nuk i ka mirë me Kurtin.

Në rajon kam shumë homologë. Nuk ka pengesa të komunikimit të ndërsjellë. Nuk më takon mua të komentojë vendimet politike të Kurtit. Në marrëdhëniet institucionale nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa. Nuk do të ketë pengesa në komunikimin institucional. Ne përfaqësojmë qytetarët, dhe raporti im me qytetarët e Kosovës nuk mund të bazohet mbi raportin personal të subjektit politik që e përfaqëson kryeministri në Kosovë. Kështu që nuk ka dallim dhe pengesa për komunikim dhe nuk do të ketë pengesa nga ana ime”, tha ai.

“Përmes rrjeteve sociale të gjitha institucionet bazë më kanë uruar. Nuk kam marrë asnjë urim nga Serbia, as zyrtare e as personale. Është çështje e sjelljes diplomatike, nuk më bën përshtypje në aspektin personal”, tha Xhaferi për EuronewsAlbania.