Politikani serb, Nikola Sanduloviq po vazhdon të trajtohet në shtëpinë e tij pas rrahjes brutale që ia bëri Shërbimi Informativ i Serbisë.
Sanduloviq sot përmes një postimi në ‘X’ ka pyetur “se cili është hapi i radhës i diktatorit Aleksandar Vuçiq?”.
Politikani serb tha se ai u rrëmbye u torturua, madje edhe avokati dhe vajza e tij u ndaluan nga BIA.
Ndryshe, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, muaj më parë është rrahur brutalisht nga shërbimi sekret serb.
Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.