Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrau të renë shqiptare në Itali, burg përjetë autorit, detyrohet 418 mijë euro familjes së viktimës

Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçarin Safayou Sow me origjinë nga Guinea, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare Danjela Neza, 29 vjeçe, natën mes 5 dhe 6 majit 2023.

Sipas mediave italiane, autori është i detyruar nga Gjykata të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllanë e saj me 100 mijë euro.

27-vjeçari, emigrant në Itali punonte si si pjatalarës në të njëjtin restorant ku punonte shqiptarja.
Mes të dyve nisi një histori romantike, e cila më pas u mbyll nga ana e vajzës.

27-vjeçari i kishte kërkuar asaj të jepte dorëheqjen nga puna, por duke hasur refuzimin e saj kjo histori pati një fund tragjik.

Danjela Neza u qëllua me plumb në kokë dhe më pas autori telefonoi policinë: “Kam vrarë një grua, ejani më merrni”.

Ditën kur e vrau autori thotë se kishin lënë të takoheshin për të sqaruar mosmarrëveshjet por situate u agruavua derisa nxori armën gjysmë automatik të kalibrit 22 nga makina, duke e lënë të vdekur në vend 29-vjeçaren shqiptare./tch