Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjermania i bashkohet reagimit ndërkombëtar, Rohde: Masat e njëanshme të Kosovës vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar gjithashtu në lidhje me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend.

Rohde shkroi në “X” se e mbështet deklaratën e Bashkimit Europian ku iu bë thirrje Kosovës “të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE”.

Rohde shkroi se veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.

“Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për t’i adresuar këto çështje”, shtoi ambasadori gjerman.