“E kam në aspektin se do t’a kuptojë se jemi me të vërtetë…”
Ilnisa Agolli dhe Rike Roçi janë dy banoret të cilat duket se nuk do të bëjnë paqe për aq kohë sa do të jenë në shtëpinë më të famshme të ‘Big Brother VIP 3’.
Edhe mbrëmjen e djeshme ato kanë debatuar ashpër dhe nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës.
‘Mollë sherri’ është bërë Meriton Mjekiqi, i cili është shfaqur i afërt më të dyja vajzat, por me Riken pretendon se e gjitha është në kuadër të shoqërisë, ndërsa me Ilnisën ka diçka më tepër.
Pas spektaklit, Rikja ka këmbëngulur se ajo do ta ruajë shoqërinë me Meritonin edhe nëse Ilnisës nuk i pëlqen kjo gjë. Ajo thotë se ata janë miq edhe jashtë shtëpisë por Ilnisa nuk ja ka idenë kësaj gjëje.
“Nuk ka shanse të thyej shoqërinë time me Meritonin. Nuk ka shanse. Të hidhet përpjetë, të bëjë çfarë të dojë, nuk ka shanse. Do e shohim kur të dalim jashtë. E kam në aspektin se do t’a kuptojë se jemi me të vërtetë shumë shokë”, thotë Rike gjatë një bisede me banorët e tjerë.