Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot rreth vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit.
E para e vendit është pyetur nga gazetarët nëse kanë qëndrim të njëjtë me kryeministrin, Albin Kurti sa i përket punës se ndalimi të dinarit serb përmes Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Presidentja Osmani ka kërkuar që të analizohen deklaratat për të parë nëse janë në një linje me kryeministrin Kurti.
“Mendoj që mund t’i analizoni deklaratat, unë nuk kam pasur mundësi t’i përcjelli të gjitha deklarimet e qeverisë lidhur me këtë temë. Çka mund t’ju siguroj nga të gjitha kontakte me kryeministrin, është se qëllimet i kemi të përbashkëta dhe ajo është mbrojtja e Kushtetutës së vendit, mbrojtja e sovranitetit, shtyrja përpara e sundimit të ligjit në çdo cep të territorit të vendit dhe njëkohësisht arritja e dakordimit me aleatët tanë si përket kësaj çështje”, ka deklaruar Osmani.
“Metodat mund t’i kemi të ndryshme por qëllimet asnjëherë”, ka theksuar Osmani gjatë konferencë për media me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar reagimet ndërkombëtare për dinarin dhe gjithashtu edhe për mbylljen e strukturave paralele serbe.
Ajo ka thënë se aleatët asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit, e as kundër Kushtetutës së Kosovës. Sipas Osmanit, duhet të ketë vetëm bashkëpunim me ndërkombëtarët për informimin e qytetarëve.