Me pankarta në duar dhe me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama janë grumbulluar protestuesit e para parlamentit, të cilët janë thirrur nga opozita e Rithemelimit.
Disa qytetarë dëgjohen të thërrasin “Rama ik”, ndërsa një tjetër i bie vuvuzelës. Ndërkohë ata mbajnë në duar edhe flamujt e Partisë Demokratike.
Opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë jashtë protestës, ndërsa brenda Kuvendit deputetët e pranishëm nuk do të lejojnë zhvillimin normal të punimeve.
Sjellim në vëmendje se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, para Parlamentit, ku si në çdo protestë krijohet kordon me efektivët në perimetrin e parlamentit.
Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me Drejtirinë Vendore të Policisë Tiranë.