Dramaturgu shkodran Albri Brahusha, ka vdekur në moshën 50-vjeçare. Këtë lajm e konfirmoi kryebashkiaku Benet Beci, i cili i shpreh ngushëllimet familjes Brahusha për humbjen e madhe.
Brahusha humbi betejën me një sëmundje që e kishte prekur, cerroza e mëlçisë.
Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi ne universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ai ka qenë jurist pranë Institucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef i zyrës juridike te prefekturës ne vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.
Ne vitin 2014 -2015 emërohet përgjegjës i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.
Në fushën artistike ai është autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejne”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare