Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare kirurg i përgjithshëm, doktori i UÇK-së Sherif Krasniqi.
Sherif Krasniqi, nga fshati Leskovec ka ndëruar jetën ditën e sotme në Prizren, ku jetonte dhe punonte. Kanë qenë miq, kolegë dhe të afërm të cilët kanë bërë të ditur lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së.
Dr. Krasniqi ka qenë i angazhuar në mjekimin e plagëve të ushtarëve në dy luftëra, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në rajonin e Vrrinit dhe të atyre të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Ai ishte mjeku më i guximshëm, që lirinë e Kosovës e deshi më shumë se gjithçka”
Gjithashtu ai ishte kirurg i përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Për vdekjen e Sherif Krasniqit ngushëllime kanë shprehur shumë bashkëluftëtarë dhe personalitete ku një ndër to është dhe gazetari Flamur Vezaj që prej disa vitesh jeton me familjen e tij në Boston të SHBA-së.
Ai shkruan se është e udhës që pas vdekjes të gjithë thonë fjalë të mira, por Dr. Sherif Krasniqi i meriton të gjitha.
“Nje lajm i trishte me erdhi sot nga Prizrenit! Paska nderruar jete kirurgu Sherif Krasniqi!
Eshte e udhes qe pas vdekjes te gjithe te thone fjale te mira, por dr.Sherif i meriton! Ishte kirurg i perulur, me dinjitet, i ndershem dhe kurr nuk perfitoje nga pushteti! Me doktorin, jam njohur nga fundi i vitit 2000 kur fillova pune si vullnetar ne repartin e kriurgjise dhe me pas ne emergjencen e Spitalit te Prizrenit!
Nisja e luftes ne Maqedoni, mua me gjeti ne emergjence! Ate kohe kur doktor Sherifi ishte kujdestar, gjithmone kisha punen e shtuar, pasi ishte i vetmi kirurg qe pas ores 2 te mengjesit, sillte ne Spital fshehurazi (pasi ushtaret turq te KFOR-it qe rrinin ne oborr Nuk duhet Ta merrnin vesh) ushtare shqiptaret qe plagoseshin gjate luftimeve ne Maqedonin sot te veriut!
Pra ishte ai qe ne asistencen time ne sallen nr.5 te asaj kohe mjekonte dhe pastronte plage lufte te ushtareve shqiptAre! Ja pra ky ishte doktor Sherifi qe nuk pertonte asnjehere!
Ngushellime familjes e do Zoti i jep force te perballojne kete dhimbje per humbjen e parakoheshme te njeriut te tyre qe mbarte shume vlera! Ngushellime edhe miqve e atyre qe e kane njohur kirurgun Krasniqi!”