Një 63-vjeçar nga fshati Kuman i Fierit është gjetur pa shenja jete në banesë.
Dyshohet se 63-vjeçari H.L ka konsumuar lëndë helumuese fotoksinë.
Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.