Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu në ditën e dytë të vizitës në Londër, pritet të fillojë kampanja për gratë “Mjaft”

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është duke qëndruar në Londër për vizitë dhe është pritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Britani të Madhe ku është takuar me ideatorët dhe krijuesit e kampanjës “Mjaft”.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua rreth angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe prioritizimit të parandalimit dhe adresimit të dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Haxhiu ka potencuar veprimet që janë ndërmarrë në lidhje me parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave, si dhe organizimin e mbi 160 aktiviteteve në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” në dy vitet e fundit.

“Ndërkaq, në detaje u njoftuam me organizimin e kampanjës “Mjaft” nga Qeveria Britaneze, hapat konkret nga inicimi i kampanjës e deri në evaluimet e fazave implementuese. Ministria e Drejtësisë është duke u përgatitur për fillimin e kampanjës së re dhe gjithpërfshirëse në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë britanik, duke shkëmbyer kështu përvojën dhe ekspertizën nga kampanja “Mjaft” dhe duke hulumtuar mënyrat më efikase të qasjes proaktive në implementimin e kampanjës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MD-së.