Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dënimi i Bigamisë/ Plas keq në studion televizive midis Brisida Gjikondit dhe islamologes së njohur: E lejon burrin me disa gra?

Juristja Brisida Gjikondi ka debatuar me Islamologen, Ikballe Berisha, në një emision televiziv për disa raste të poligamisë të deklaruara kohën e fundit.

Gjikondi duke iu drejtuar Ikballe Berisha, tha se ju nuk mund të keni tendenca që të degradojnë bazën e familje dhe shoqërisë. Nëse ju toleroni poligaminë duhet të zgjidhni të jetoni në ato shtete që lejojnë një gjë të tille.

Ikballe: Deri sot ne i respektojmë ligjet e shtetit laik por gjithmonë ka pasur raste poligamie.

Gjikondi: Ju zonja Ikballe a jeni pjesë e një poligamie në jetën tuaj personale ?

Ikballe: Jo nuk jam!

Gjikondi: A do ta pranonit ?

Ikballe: Unë e kam pranuar më parë kur kam qenë më e re , tani nuk kam nevojë. Burri im në realitet sepse te gratë nuk ndodh. Ne nuk i shohim absurde sepse nuk i thyej ligjet e zotit.

Gjikondi: Ju nuk mund të bëheni tendencë e degradimit të qelizës bazë të familjes dhe shoqërisë.