Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën. Tërmeti prej 7.7 shkallësh që e goditi juglindjen e Turqisë mëngjesin e 6 shkurtit të vitit 2023, u përcoll nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë. Nga këto tërmete humbën jetën më shumë se 53.000 njerëz në Turqi dhe rreth 6.000 të tjerë në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe atyre të grupeve monitoruese. Tërmetet rrafshuan qytete dhe zona të tëra vendbanimesh duke lënë miliona të pastrehë./rel
- Një pamje nga lart tregon një qytet kontejnerësh pas tërmetit të vitit të kaluar, në Iskenderun, shkurt 2024.
2. Një mace në një dritare të një ndërtese të dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar, në Hatay, Turqi, 5 shkurt 2024. Tërmetet prej 7.8 ballësh në orët e para të 6 shkurtit 2023, rrafshuan qytete dhe zona të tëra dhe vranë më shumë se 53.000 njerëz në Turqi dhe gati 6.000 në Sirinë fqinje dhe la miliona të pastrehë.
3. Një grua duke kaluar pranë shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i vitit të kaluar, në Hataj, Turqi, janar 2024.
4. Hatixhe Altinoz duke pritur një kamion për t’i ngarkuar gjësendet e saj të marra nga shtëpia e saj e dëmtuar më pak, e cila do të prishet, në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
5. Një burrë duke qarë pranë një varri në varrezat e viktimave të tërmeteve të 6 shkurtit në Hataj. Tërmetet vranë më shumë se 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe atyre të grupeve monitoruese.