Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shenjat e horoskopit që nuk jetojnë dot pa shumë miq

Disa njerëz i gëzohen rrethit të tyre të ngushtë shoqëror, me vetëm një ose dy miq të ngushtë. Ndërkohë, të tjerë e kthejnë në misionin e jetës mbledhjen e sa më shumë shokëve dhe shoqeve dhe krijimin e një grupi të madh shoqëror. Motoja e tyre është: “Sa më shumë, aq më mirë!” Ja tri shenja të horoskopit që dallohen për grupet më të mëdha shoqërore, madje edhe nëse nuk i shijojnë në takime, festa të mëdha, me siguri e gjejnë veten duke lundruar në biseda të gjata.

Luani

Luanët tërheqin njerëz dhe bëjnë miq kudo ku shkojnë, pavarësisht nëse janë në punë, duke udhëtuar ose thjesht duke ecur në rrugë. Të lindurit e kësaj shenje duan vëmendjen, ndaj ata janë gjithmonë të lumtur të shtojnë fytyra të reja në grupin e tyre shoqëror. Ata shpërthejnë kur rrethohen nga një grup gjigant miqsh, veçanërisht nëse të gjithë dëgjojnë rrëfimet e tyre ose qeshin me shakatë e tyre, shkruan Bustle.

Peshorja

Gjithçka që duhet për t’u bërë miq me një Peshore është një bisedë 5-minutëshe. Si shenjë Ajri, Peshoret janë tepër mikpritëse, ndaj edhe e kanë më të lehtë të lidhen me persona të tjerë. Lista e shoqërisë përfshin miq të shkollës, fqinj të vjetër, miq që i kanë takuar rastësisht, kolegë pune etj. Të lindurit e kësaj shenje bëjnë çmos që të shkojnë mirë me të gjithë, teksa marrin shumë vetëvlerësim nga raportet e tyre.

Ujori

Ujori ka një grup miqsh të zhurmshëm, njëherësh edhe të vështirë, por ata nuk i duan ndryshe miqtë e tyre, citon Anabel. Ata kanë tendencë të sheshojnë çdo linjë konflikt-miqësi, që do të thotë se ata janë të lumtur që kanë miq, situata dhe dëshira që i ndajnë me të tjerët. Në çdo mbrëmje, ju mund të gjeni një Ujor të futur në mes të një grupi shoqëror, duke qeshur, flirtuar etj. Me fjalë të tjera, ata urrejnë të jenë vetëm, ndaj janë mirënjohës që kanë një grup të madh miqsh.