Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshjen me zëvendësdrejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Arianit Blakaj.
BERZH ka dhënë grant për ta ndihmuar ndërrmarrjen për shërbimet e konsulencës për blerjen e 30 autobusëve të rinj, projekt ky që pritet të përfundojë gjatë këtij viti.