Deputetja e Vetëvendosjes Adriana Matoshi është paraqitur sot me një bluzë dhe një mesazh rreth dinarit.
Në te shkruante Kush ka humb si dinari, kush.
Bluzën, ajo e ka veshur në kohën kur BQK ndaloi dinarin serb në Kosovë.
Megjithatë mbishkrimi vlerësohet edhe si mesazh për opozitën e Kuvendit të Kosovës.
Këto janë pamjet kur Matoshi shëtitet nëpër sallën e kuvendit.