Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Plagosi rëndë të moshuarit në Korçë, zbardhet dëshmia e autorit: Jemi shokë, por…

Zbardhet ngjarja e rëndë që la të plagosur një 81 vjeçar.

Sipas asaj që thotë policia autori Gëzim Agollari është arrestuar.

Nga hetimet e kryera rezulton se në gjendje të dehur dy personat janë konfliktuar brenda në banesë për motive të dobëta.

Mësohet gjithashtu se edhe autori është i lënduar nga përleshja por pa probleme për jetën.

Sipas policisë të dy këtë shtetas ishin shokë me njëri tjetrin me një moshë të përafërt.

Autori ka deklaruar se kanë pirë në banesën e 81-vjeçarit dhe më pas kanë nisur të konfliktohen pa patur ndonjë shkak konkret.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15, ku në banesën e tij, u gjet i dëmtuar me sende të forta, një 81-vjeçar.

Policia identifikon, kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, në lidhje me ngjarjen ku në lagjen nr. 15, Korçë, në banesën e tij u gjet i dëmtuar me sende të forta shtetasi G. T., 81 vjeç, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit të DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. A., 72 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë së bashku me shtetasin G. T., në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta. Shtetasi G. T., vijon të ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.