Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-polici Arbër Sula dënohet me 6 vite burg për vrasjen e Jurgen Dukës, pas sherrit për radhën në market

Ish-efektivi i policisë, Arbër Sula është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për vrasje nga Gjykata e Tiranës.

Sula qëlloi me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen 29-vjeçarit Jurgen Duka, e gjitha kjo pas një sherri në marketin e lagjes për çështjen e radhës, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Gjykata vendosi dënim me 10 vite burg për Dukën, i cili përfiton 1/3 uljes së dënimit, duke rezultuar në 6 vite e 8 muaj burg.

Në kamerat filmike të publikuara në atë kohë, Duka dhe Sula u panë teksa konfrontoheshin me fjalë pranë arkës së marketit, pasi 29-vjeçari hyri për të paguar pa radhë. Sherri degjeneroi në përdorimin e armës nga polici që ishte jashtë shërbimit.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin A. S me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurise së zakonshme”, thuhet në vendimin e gjykatës.