Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Aventura e çmendur”, i riu tregon se si është të qendrosh në -20 gradë në natyrë

Endrit Osmanaj, i riu nga Kosova prej më shumë se një viti ka nisur një aventurë, duke eksploruar natyrën, për tu treguar qytetarëve bukuritë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Osmanaj i ftuar në “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderuar nga Brikena Prifti, ka rrëfyer se pavarësisht rrezikut nga kafshët e egra, apo i ftohti ekstrem në vendet ku shkon,pasioni i tij për aventurën nuke kë bërë të tërhiqet asnjëherë.

Ai ka treguar se për të realizuar videot në natyrë, bën parapërgatitje, dhe shpesh e ndihmon shoqëria por edhe familja.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si ka nisur dëshira për të shkuar në pika jo shumë të favorshme?

Endrit Osmanaj: Ideja ka qenë të sfidoj veten.

Brikena Prifti: Kur  e ke nisur për herë të parë?

Endrit Osmanaj: Vitin e kaluar. Kam shkuar spontanisht me shoqërinë. Pastaj më lindi ideja të sfidoja veten.

Brikena Prifti: Eksplorimi i parë kush ka qenë?

Endrit Osmanaj: Eksplorimi i parë ka qenë hiking, kam qenë në rajonin e Dukagjinit, nuk ka qenë aspak e lehtë.

Brikena Prifti: Në këtë udhëtim ke qenë vetëm apo me shoqërinë?

Endrit Osmanaj: Jo nuk kam qenë vetëm. Herën e fundit që bëra sfidën ekstreme isha me babin.

Brikena Prifti: Ka një qëllim pse e bën këtë sfidë?

Endrit Osmanaj: Qëllimi ka qenë tu tregoj njerëzve qetësinë e natyrës, bukurinë, kafshët e egra. Ky ka qenë qëllimi.

Brikena Prifti: Ti ke realizuar një sfidë në -20 gradë, duke qëndruar në çadër. Si e nise këtë, u konsultova?

Endrit Osmanaj: Parapërgatitjet i kam bërë 2 javë para sfidës. Kam qenë 2-3 herë atje për të parë terrenin. Parapërgatitjet kanë qenë të mëdha. Herën e parë patëm vështirësi.

Brikena Prifti: Në këtë sfidë me kë ke qenë?

Endrit Osmanaj: Këtë herë më ka shoqëruar vetëm babi. Më ndihmoi të ndërtoj strehën, të ndez zjarrin.

Brikena Prifti: E ka bërë dhe ai vetë?

Endrit Osmanaj: Po më përpara. Më ka ndihmuar dhe e kemi bërë të dy bashkë. E kemi bërë pa pajisjet e duhura, e kemi ndërtuar vetë strehën.

Brikena Prifti: Më the që ka parapërgatitje, pasi mund të ketë dhe kafshë të egra?

Endrit Osmanaj: Po ka patur kafshë të egra.

Brikena Prifti: Po parapërgatitjet e tjera?

Endrit Osmanaj: Kanë qenë videot, pasi as ajo nuk është e lehtë, pasi i ftohti e “mbyt” baterinë, por ne kemi marrë bateri shtesë.

/Vizionplus.tv/