Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, ka vlerësuar se thirrja e seancës në këtë organizata nga Serbia për çështjen e ndalimit të qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, është taktikë e Serbisë, për tërheqje të vëmendjes.
Ai ka përmendur disa nga arsyet se përse Serbia e ka ftuar këtë seancë, duke theksuar se një nga ato është edhe blerja e kohës nga ky shtet.
“Kjo është një nga taktikat që përdoren për të tërhequr vëmendjen e dyta për të justifikuar të gjithë atë veprimtari që ka kryer kundër Kosovës dhe këtu e kam parasysh sulmin e spnozorizuar nga shteti serb në veri të Kosovës.. dhe së treti kërkon të fitojë kohë për të treguar se nuk është ajo Serbia që përpiqet të destabilizojë ballkanin ”, ka thënë Nesho.
Ish-ambasadori shqiptar në OKB ka thënë se seanca e Këshillit të Sigurimit do të përfundojë pa ndonjë efekt, me retorika të Vuçiqit.
“Më tepër se sa një retorikë e Vuçiqit që do të marri pjesë aty për të treguar se vlerat e tij personale në politikën e Serbisë, por më nota tashmë të pëlqyera nga perndimi krkon ta shesë me anë të kësaj propagande të këtij forumi tepër të rëndësishme, por unë nuk mendoj se do të ketë një velrë, nuk do të ketë ndonjë rezultat konkret”, tha ai.
Kryeministri Kurti bashkë me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që fillon nga ora 21:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
Nesho ka vlerësuar pjesëmarrjen e Kurtit në këtë seancë, pasi siç ka thënë ai, prezenca e tij do ta bëjë më të vështirë për Vuçiqin.
“Mendoj që vajtja e kryeministrit Kurti ishte një lëvizje tepër e zgjuar, sepse ka nevojë që të përballohet në të njëjtin nivel. Në qoftë se presidenti i Serbisë merr pjesë dhe kërkon që të bëjë një ‘show teatral’ dhe ky ‘show’ të bëjë një parantezë këtu nuk ka qenë i vetëm, e ka bërë në 2018-tën edhe në takimin që ka dënuar shkeljen e rezolutës 12 44 për çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës. Ky e përdor këtë metodë brenda lojës së tij dhe për ta mbajtur këtë çështje pezull. Kurti di ta përballojë, Vuçiq do ta ketë shumë më të vështirë duke qenë në prezencën e Kurtit edhe përgjigjja do të jetë e merituar”, shtoi ai.