Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ardita Sinani: Serbia bëri shkurtime buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar, asnjë reagim ndërkombëtar

 
   

Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka thënë se kanë kaluar 2 ditë nga lajmi se Serbia ka bërë shkurtime buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar këtë vit.

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë reagim ndërkombëtar lidhur me këtë çështja.

“Kanë kaluar 2 ditë nga lajmi se Serbia ka bërë shkurtime buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar këtë vit, pavarësisht pritshmërive të drejta për rritjen e buxhetit për shkak të rezultatit të regjistrimit të ’22.

Megjithatë, asnjë reagim ndërkombëtar. Siç thuhet, heshtja është shurdhuese!”, ka shkruar ajo në platformën X.