Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen “Xhabije” në qytetin e Shkodrës.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama Online shihet që pre e të shtënave me armë ka rënë një makinë “Citoren”. Për pasojë i plagosur ka mbetur shtetasi Selami Brahimi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në pamje shihet që xhami i pasmë i automjetit është thyer plotësisht si pasojë e plumbave.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë, autorët e të cilëve ende nuk dihen.