Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Fatos Harito, Shkëlqim Hajdari: Ishte qytetar model, me vlera të larta njerëzore

Mjeku i njohur Fatos Harito është ndarë dje nga jeta mjeku. Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit.

Shkëlqim Hajdari, njëri prej bashkëpunëtorëve prej 25 vjetësh i doktor Haritos, shkruan se doktor Fatosi ishte një njeri i veçantë, me vlera të larta njerëzore.

Statusi i Hajdarit:

Mirenjohje e Lamtumirë Prof. Dok. Fatos Harito!

Sot percollëm një mik të vyer, po ashtu nje shkencetar, qytetar e familjar model.

Në ceremoni kishte familjare, te aferm, e miq të shumte te tij.

Por ajo qe me ra ne sy,ishte pjesmarrja e gjithe eksperteve mjeko- ligjor te Tiranes por dhe nga rrethet. I printe ato Prof. Dok. Sokrat Meksi, kolegu, miku me i afert i tij, i cili dukej sikur i ishte prere nje krah, pastaj vinin ne radhe Asqeriu, Lakja, Arbeni, Gramozi…. e deri tek me te rinjte qe i printe Bledi…..!

Te gjithe i kam miq dhe per 25 vjet kam bashkepunuar me to, te gjithe eksperte te shkelqyer, e njerez po ashtu.

Por ama,te gjithe bien dakord,qe kjo trupe e rendesishme ligjzbatuese ne shqiperi, eshte e tille per shkakun e modelit te krijuar nga dy shtyllat e saj prej 60 vjetesh, Prof. Sokrati@Fatosi. Njera shtyllë sot u rrezua,por në menyrë dinjitoze. Kam shume kujtime nga puna e miqesia me Prof. Fatosin, por nuk do permend asgje pasi jane shume, perveçse të them me

bindje,se ai ishte një njeri i veçante, me vlera shume te larta njerezore!

Ndaj nuk na mbetet veçse të themi me shpirt e zemer:

I dashur Prof. Fatosi, mik i shtrenjte i çdo njeriu qe te njohu ne kete jete,” Zoti te dhente parajsen”!