Përballja në OKB për dinarin serb
Pas pak do të filloj mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.
Kjo seancë është thirrur me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe për shkak të mbylljes së disa komunave paralele serbe.
Në këtë mbledhje, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ndërkaq Kosova pritet të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.