Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A shpërndante video erotike mjeku? Avokati i Dervish Hasit zbardh detajet dhe zbulon si qëndron e vërteta: Në grup ishin gratë dhe motra e tij

Avokati i Dervish Hasit, Ndue Pjetra ishte mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians” për të folur për rastin e mjekut i cili ishte i martuar e bashkëjetonte e me dy gra ndërsa kishte një lidhje edhe me një 16-vjeçare.

Avokati tha se akuzat se Hasi shpërndante video pornografike në grup Ëhatsapp nuk janë të vërteta pasi në grupin e pretenduar ka qenë edhe motra e tij.

“Në grup ka qenë motra e tij, nusja, e shoqja dhe një tjetër bashkëjetuese. Prokurori bind që nuk kishte asnjë shpërndarje ndërmjet tyre apo video që ka lëvizur mes tyre. E vetmja video ishte në telefonin e vajzës, por nuk është e qartë nëse është i akuzuari apo jo.

“Mjeku do ndahej nga gruaja, do martohej me 16-vjeçaren”/ Abuzimi me të miturën, avokati zbardh prapaskenat e forta: Ishte kurth nga kolegët
Ajo video do i nënshtrohet një akti ekspertimi për të analizuar nëse vërtet ishte ky apo jo. Por nuk ka vepër penale nëse në telefonin tim është diçka e imja personale, ajo video nuk është shpërndarë, nuk ka kaluar në asnjë telefon tjetër. Në grup ai kishte dhe motrën. Këto janë shpifje për ta denigruar mjekun”,-tha avokati.